MIRË SE VINI CONSENTS.TAKEDA.COM!

 

 

Mësoni më shumë për Takeda ID – Pyetjet e bëra më shpesh

 

 

Çfarë është Takeda ID?

 

Takeda ID do t'ju japë akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet e Takeda përmes një hyrje të vetme. Do të keni një profil përdoruesi dhe një hyrje, të cilat do t'ju japin një përvojë dixhitale të personalizuar të krijuar për të përmbushur nevojat tuaja dhe një përvojë më moderne kur ndërveproni me Taked.

 

 

Çfarë është statusi i një punonjësi shëndetësor?

 

Për disa përmbajtje, Takeda është e detyruar ligjërisht të konfirmojë se ne po bashkëpunojmë me "punonjës profesionistë të shëndetit“ (Health Care Professional - HCP). Prandaj, nga Takeda ID kërkohet të tregojë nëse ju kemi listuar si një punonjës i verifikuar i kujdesit shëndetësor. Nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor dhe jeni të interesuar për Takeda ID, kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve.

 

 

Kur ta përdor Takeda ID-në time?

 

Sa herë që ndërveproni me shërbimet Takeda, do t'ju kërkohet të identifikoheni me ID-në dhe fjalëkalimin tuaj Takeda. Megjithatë, për shërbimet Takeda që nuk janë të integruara në Takeda ID, llogaria juaj e veçantë e përdoruesit mbetet e vlefshme.

 

 

Sa Takeda ID më duhen?

 

Vetem një. Email-i dhe fjalëkalimi juaj janë gjithçka që ju nevojitet për të menaxhuar në mënyrë të sigurt aksesin në të gjitha shërbimet tuaja Takeda.

 

 

Çfarë mund të bëj për ta mbajtur të sigurt Takeda ID-në time?

 

Siguria dhe privatësia janë shumë të rëndësishme për Takeda. Kjo është arsyeja pse ne përdorim kontrollet më të fundit të sigurisë për të mbrojtur Takeda ID-në tuaj. Në disa situata, ne mund t'ju kërkojmë vërtetim me dy faktorë. Ju lutemi, na ndihmoni të mbrojmë Takeda ID-në tuaj duke aplikuar shembuj të praktikës së mirë në përdorimin e fjalëkalimit dhe duke mbrojtur konfidencialitetin e fjalëkalimit tuaj.