Njoftim për privatësinë e Takeda ID

 

Data e hyrjes në fuqi e këtij njoftimi për privatësinë: prill 2021.

 

Privatësia juaj dhe mbrojtja e informacionit tuaj personal janë të rëndësishme për ne. Kjo Deklaratë e Privatësisë shpjegon llojin e informacionit personal që Takeda mund të marrë nga ju dhe se si ne i përdorim ato.

 

Takeda është grupacion operativ global i kompanive. Sipërmarrja Takeda e përfshin kompaninë mëmë Takeda Pharmaceutical Company Limited dhe degët e saj (së bashku të ashtuquajtura “Takeda“ ose “Ne“). Nëse na kontaktoni që të raportoni problem ose që të parashtroni ankesë ose në mënyrë tjetër të komunikoni me ne, ne mbledhin informacione që ta zgjidhim pyetjen tuaj. Për informacione për kontakt të lidhura me degën tuaj lokale, ju lutemi që ta shihni faqen e internetit të Takeda në https://www.takeda.com/who-we-are/company-information/worldwide-offices/.

 

Kjo faqe interneti është e siguruar për krijimin dhe menaxhimin e llogarisë suaj Takeda ID, të cilën mund ta përdorni për autentifikim më shumë aplikacione në Takeda (p.sh. faqet e internetit, aplikacionet mobile, etj.) që ju jep një përvojë hyrjeje dhe ju lejon të përdorni të njëjtat kompetenca për shumë Aplikacione Takeda. Për këtë qëllim, ne mund të mbledhim, përdorim, ruajmë dhe zbulojmë informacione për ju, duke përfshirë emrin tuaj, e-mailin, fjalëkalimin, vendin, vendin e punës dhe disa informacione për interaksion, siç është emri i një faqe interneti për të cilën keni rënë dakord, adresa juaj IP etj. për të garantuar sigurinë, të me menaxhoni llogarinë tuaj Takeda ID dhe verifikoni identitetin tuaj në rast se jeni profesionist i kujdesit shëndetësor.

 

Përdorimi ynë i të dhënave tuaja personale siç është e përshkruar më lart themelohet në interes legjitim që t’ju sigurojmë metodë për autentifikimin të sigurt dhe të lehtë për përdorim të faqeve të internetit/aplikacioneve të siguruara nga Takeda si edhe obligimin tonë ligjor që të menaxhojmë me pajtueshmërinë tuaj për fitimin e shkresave të marketingut prej jush.

 

Ne mund t’i ndajmë informacionet tuaja me ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e biznesit në mbarë botën me të cilët bashkëpunojmë që t’i plotësojmë qëllimet e lartpërmendura (p.sh., shërbimet e përmbushjes, mbështetja teknike, konsulentët e jashtëm dhe këshilltarët e jashtëm). Ne mund të ndajmë informacionet tuaja me filialet dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Takeda. Ndarja e informacioneve tuaja personale mund të përfshijë transferime në vende të tjera. Ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë në këto vende mund të mos ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje si shteti juaj. Takeda do të vendosë masa mbrojtëse për të mbrojtur në mënyrë adekuate informacionet tuaja personale në lidhje me transferime të tilla.

 

Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura. Ne gjithashtu mund t'i ruajmë të dhënat tuaja për një periudhë të arsyeshme pas ndërprerjes së lidhjes suaj me ne, përveç nëse një periudhë më e gjatë e mbajtjes nuk është e nevojshme ose është e lejuar me ligj.

 

Takeda përdor Okta, shërbim nga palë të treta, për menaxhimin me ID tuaj Takeda. Për më shumë informacione për Okta dhe përpunimin e tyre të të dhënave personale shikoni www.okta.com/privacy-policy. Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale derisa ta përdorni në mënyrë aktive ID tuaj Takeda me një ose më shumë nga aplikacionet tona Takeda. Llogaritë që janë joaktive për më shumë se dy vjet do të jenë të deaktivizuara, dhe të dhënat nga llogaria do të fshihen.

 

Për më shumë detaje për Takeda ID, ju lutemi ti ndiqni këto linke:

 

https://consents.takeda.com/sq-al/terms-of-use/

 

Ju keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim dhe fshirje të të dhënave tuaja personale ose të kufizoni përdorimin e tyre. Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja individuale, ju lutemi na kontaktoni duke hyrë në formularin tonë të internetit për të drejtat individuale. Nëse keni një ankesë se si përpunohen të dhënat tuaja personale, ju gjithashtu keni të drejtë të kontaktoni Autoritetin e Mbrojtjes së të dhënave në vendin tuaj.

 

 

Na kontaktoni:

 

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Njoftim për privatësinë, ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet adresës e-mail më poshtë.

 

Adresa e-mail: privacyoffice@takeda.com

 

Për informacione më të detajuara për atë se si Takeda i përpunon të dhënat tuaja personale dhe të drejtat tuaja të lidhura me këtë përpunim, ju lutemi të shikoni Njoftimin për privatësi të Takeda në www.takeda.com