Njoftim për privatësi të CRM

 

Data e hyrjes në fuqi të këtij njoftimi për privatësi: janar 2021

 

Privatësia juaj dhe mbrojtja e të dhënave tuaja personale janë të rëndësishme për ju. Ky njoftim për privatësi shpjegon se çfarë lloji të të dhënave personale mund të marrim prej jush dhe si i përdorim për qëllimet e Menaxhimit tonë të marrëdhënieve me klientë (CRM).

 

Takeda është grupacion operativ global i kompanive. Sipërmarrja Takeda e përfshin kompaninë mëmë Takeda Pharmaceutical Company Limited dhe degët e  saj (së bashku të ashtuquajtura “Takeda“ ose “Ne“). Për informacione për kontakt të lidhura me degën tuaj lokale, ju lutemi që ta shihni faqen e internetit të Takeda në: https://www.takeda.com/who-we-are/company-information/worldwide-offices/.

 

Ne përpunojmë informacione personale për ju për të menaxhuar me interaksionet tona, duke përfshirë edhe përgjigjen e pyetjeve dhe kërkesave tuaja; për të lehtësuar shitjen dhe marketingun tonë të produkteve në Takeda; për organizimin e takimeve dhe eventeve; për të bashkëpunuar në aktivitetet tona të hulumtimit dhe zhvillimit; për hulumtime dhe analiza të tregut; dhe në përgjithësi, për t'ju ofruar informacione që mund të jenë me interes për ju.

 

Të dhënat personale që i  mbledhim i përfshijmë informacionet tuaja (afariste) për kontakt, informacione për jetën profesionale (të tilla si specialiteti dhe interesat tuaja) dhe informacione rreth interaksioneve  dhe takimeve tona. Ne gjithashtu mund të mbledhim informacione rreth jush përmes palëve të treta të cilëve u është e lejuar që t’i ndajnë informacionet e tilla me ne.

 

Përdorimi ynë i të dhënave tuaja personale siç është e përshkruar më sipër bazohet në shërbimin e interesave tona legjitime në promovimin e produkteve tona dhe ndërgjegjësimin për sëmundjet; përmbushjen e detyrimeve tona kontraktuale ndaj jush; respektim të obligimeve tona ligjore dhe pajtueshmërinë tuaj.

 

Ne mund t’i ndajmë informacionet tuaja me ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e biznesit në mbarë botën me të cilët bashkëpunojmë që t’i plotësojmë qëllimet e lartëpërmendura (p.sh., shërbimet e përmbushjes, mbështetja teknike, konsulentët e jashtëm dhe këshilltarët e jashtëm). Ne mund të ndajmë informacionet tuaja me filialet dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Takeda. Ndarja e informacioneve tuaja personale mund të përfshijë transferime në vende të tjera. Ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë në këto vende mund të mos ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje si shteti juaj. Takeda do të vendosë masa mbrojtëse për të mbrojtur në mënyrë adekuate informacionet tuaja personale në lidhje me transferime të tilla.

 

Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura. Ne gjithashtu mund t'i ruajmë të dhënat tuaja për një periudhë të arsyeshme pas ndërprerjes së lidhjes suaj me ne, përveç nëse një periudhë më e gjatë e mbajtjes nuk është e nevojshme ose është e lejuar me ligj.

 

  • Keni të drejtë që të kërkoni qasje, korrigjim dhe fshirjen e të dhënave tuaja personale ose të kufizohet përdorimi i tyre. Që të realizoni ndonjë nga këto të drejta na kontaktoni në: privacyoffice@takeda.com.

 

Nëse keni ankesë për mënyrën në të cilën përpunohen të dhënat tuaja personale, keni të drejtë që të drejtoheni edhe tek Organi mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave në vendin tuaj amë ku ai ekziston .

 

Takeda emëroi Person Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave me të cilin mund të kontaktoni në privacyoffice@takeda.com për çfarëdo lloj pyetjesh apo kërkesash.

 

Për informacione më të detajuara për atë se si Takeda i përpunon të dhënat tuaja personale dhe të drejtat tuaja të lidhura me këtë përpunim, ju lutemi shikoni Njoftimin për privatësi të Takeda në www.takeda.com.